Binjakëzimi është instrument për bashkëpunim ndërmjet administratave publike të shteteve anëtare të BE-së (SHA) dhe të vendeve përfituese, në këtë rast, Kosova. Në rajonin e IPA-s, (Instrument për Asistencë Para-anëtarësimit) binjakëzimi ka për qëllim të ofrojë mbështetje për miratimin, implementimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe, në këtë rast, ai do të jetë në mbështetje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mënyrë të veçantë, "Mbështetje për Zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016 ".

Dy udhëheqësit e projektit, njëri në emër të shtetit anëtar, Finlandës, që udhëheq projektin, Sampo Suihko, tjetri në emër të shtetit perfitues, Kosovës, Zt. Ferit Idrizi dhe Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit (KRB), Znj. Kirsi Lindroos janë shtyllat kryesore të këtij projekti. Këshilltarja rezidente koordinon projektin dhe është e deleguar nga shteti anëtar në vendin përfitues-Kosovë, për tërë kohëzgjatjen e projektit.

Projekti i Binjakëzimit-BE ka filluar në Kosovë, më 23 mars, 2014, Kosovë dhe do të zgjasë për 34 muaj dhe do të zbatohet në konsorcium të përbashkët nga qeveria finlandeze, Autoritetit të Përbashkët të Omnia-s dhe qeverisë austriake, KulturKontakt- Austria.Ekipi i projektit do të bashkëpunojë ngushtë me MASHT-in , DKA-të, shkollat, si dhe me autoritetet dhe organizatat tjera relevante për fushën e arsimit në Kosovë, përfshirja e të cilëve është e nevojshme për suksesin e projektit.

 

Projekti ynë