Qëllimi i këtij aktiviteti është monitorimi i dorëzimit të furnizimeve dhe pajisjeve për shkollat me prioritet dhe organizimi i trajnimeve rajonale për përdorimin e pajisjeve. Kjo do të bëhet për t‘u siguruar që mjetet ndihmëse dhe materialet mësimore do të konsiderohen dhe do të përdoren aktivisht në përkrahje të pedagogjisë se re dhe vlerësimit. Këtu do të përfshihet edhe hartimi i udhëzuesve të përgjithshëm për planifikimin vjetor të buxhetit për pajisje dhe materiale të mësimdhënies, e lidhur kjo me planin zhvillimor të shkollës dhe prokurimin komunal në të ardhmen. Do të ndahen përvojat më të mira nga shtetet anëtare të BE-së.

Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë do të mbështetet përmes mentorimit dhe këshillimit duke organizuar lloje të ndryshme të aktiviteteve trajnuese dhe duke ofruar shembuj nga shtetet anëtare të BE-së. Përqendrimi i mbështetjes do të jetë në punën e përbashkët me shembuj praktik.

Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit dhe homologu i saj nga VP do të marrin pjesë aktivisht në planifikimin e orareve dhe aktiviteteve të EASh-ve përmes certifikatave të detajuara të misioneve përfshirë programet e punës.