Qëllimi i këtij aktiviteti është asistimi në kryerjen e një analize të gjithëmbarshme të nevojave për furnizime dhe pajisje themelore në shkollat me prioritet në Kosovë dhe në identifikimin e kritereve që aplikohen për përzgjedhjen e shkollave me prioritet. Pasi që aktualisht KKK po pilotohet në 10 shkolla, ato do të përdoren si pikë nisëse për punën dhe analizën në terren. Puna do të shtrihet në drejtimin e asaj se cilat do të jenë karakteristikat e një ambienti mësimor miqësor dhe gjithëpërfshirës për fëmijët, duke e mbështetur procesin mësimor të të gjithë fëmijëve. Bazuar në kërkesat e KKK-së dhe të Kurrikulës Bërthamë dhe duke marrë parasysh rezultatet e studimit në terren, do të hartohet një pako minimale me pajisje dhe materiale /me karakteristikat e ambientit thelbësor mësimor si pikë matëse për MASHT-in, DKA-të dhe shkollat.

MASHT, DKA-të dhe shkollat do të përkrahen përmes mentorimit dhe këshillimit duke organizuar lloje të ndryshme të aktiviteteve trajnuese dhe duke ofruar shembuj nga shtetet anëtare të BE-së. Përqendrimi i mbështetjes do të jetë në punën e përbashkët me shembuj praktik.

Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit dhe homologu i saj nga VP do të marrin pjesë aktivisht në planifikimin e orareve dhe aktiviteteve të EASh-ve përmes certifikatave të detajuara të misioneve përfshirë programet e punës.