Qëllim i këtij aktiviteti është asistimi për kyçjen e institucioneve të sistemit të arsimit parauniversitar të Kosovës në një ekosistem arsimor duke ndarë përvojat më të mira të lidhshmërive nga shtetet anëtare të BE-së dhe ngritja e kapaciteteve në MASHT, DKA dhe shkollat pilotuese të KKK-së në qeverisje, udhëheqje dhe menaxhim të shkollave. Ky aktivitet do të asistoj stafin e MASHT-it në eksplorimin e mundësive të mëdha të mjeteve të mësimdhënies dhe mësim-nxënies të shekullit 21, si dhe mënyrat se si janë përdorur ato forume në shtetet e tjera për të komunikuar një mirëkuptim të përbashkët të qëllimeve dhe nevojave për zhvillim në sektorin e arsimit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës do të mbështeten përmes mentorimit dhe këshillimit, me organizimin e aktiviteteve të ndryshme trajnuese dhe aftësuese dhe përmes ofrimit të shembujve nga shtetet anëtare të BE-së. Përqendrimi i mbështetjes do të jetë në punën e përbashkët me shembuj dhe ushtrime praktike.

Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit dhe homologu i saj nga VP do të marrin pjesë aktivisht në planifikimin e orareve dhe aktiviteteve të EASh-ve përmes certifikatave të detajuara të misioneve përfshirë programet e punës.