Qëllimi i këtij aktiviteti është mbështetja e zhvillimit të plotë të mësimdhënësit të orientuar në shkollë në pajtim me zbatimin e kurrikulës së re. Kjo do të realizohet në bashkëpunim me MASHT, DKA-të, shkollat dhe Universitetin e Prishtinës/ Fakultetin e Edukimit, duke vazhduar nga rezultatet dhe aktivitetet e projekteve të tjera të donatorëve.

Për të kryer punë të gjithëmbarshme në sektorin e arsimit parauniversitar, ky aktivitet do të trajtojë zhvillimin e vazhdueshëm profesional, programet e trajnimit para dhe gjatë shërbimit. Synohet që të planifikohen grumbuj shtigjesh të mësimit gjatë gjithë jetës për profesionin e mësimdhënies në Kosovë, që shpien në një përmirësim të kompetencave të mësimdhënësve.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës e akterët e tjerë kyç do të mbështeten nga projekti përmes mentorimit dhe këshillimit, organizimit të aktiviteteve të ndryshme trajnuese dhe aftësuese dhe përmes ofrimit të përvojave dhe shembujve nga shtetet anëtare të BE-së. Përqendrimi i mbështetjes do të jetë në punën e përbashkët me shembuj dhe ushtrime praktike në prodhimin e materialeve multimediale (vizual, të nënkuptuar, të bazuar në internet).

Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit dhe homologu i saj nga VP do të marrin pjesë aktivisht në planifikimin e orareve dhe aktiviteteve të EASh-ve përmes certifikatave të detajuara të misioneve përfshirë programet e punës.