Qëllimi i këtij aktiviteti është përkrahja e MASHT-it dhe DKA-ve në ngritjen e vetëdijesimit, pilotimin dhe implementimin gradual të Kornizës së Kurrikulës së re të Kosovës dhe Kurrikulës Bërthamë. Këtu përfshihet edhe planifikimi i mëtutjeshëm i shtrirjes së KKK-së, plani i zhvillimit profesional në lidhje me këtë dhe dizajnimi i materialeve mbështetëse për mësimdhënësit në lëndë të përzgjedhura të integruara. Ky aktivitet do të përfshijë gjithashtu edhe rishikimin e materialeve të mësimdhënies dhe mësim-nxënies në pajtim me nevojat e kurrikulës së re duke marrë parasysh dhe aty ku është e mundur ndërtimin mbi materialet tanimë të prodhuara dhe/ose të miratuara nga MASHT dhe projektet e tjera të mbështetura nga BE dhe donatorët e tjerë.

Diverziteti dhe gjithpërfshirja në sistemin e arsimit do të trajtohen përmes veprimeve përfshirë edhe krijimin e një grupi punues për ndërlidhjen e misioneve në lidhje me kurrikulën dhe trajnimeve për diverzitet, përfshirë këtu hartimin e një udhërrëfyesi për DKA-të për diverzitet dhe gjithpërfshirje në veçanti për DKA-të dhe shkollat.

MASHT, DKA-të dhe shkollat do të mbështeten përmes mentorimit dhe këshillimit duke organizuar lloje të ndryshme të aktiviteteve trajnuese dhe duke ofruar shembuj nga shtetet anëtare të BE-së. Përqendrimi i mbështetjes do të jetë në punën e përbashkët me shembuj praktik dhe me prodhimin e materialeve, mjeteve ndihmëse për mësimdhënie dhe mësim-nxënie, rubrikave dhe materialit multimedial që do të miratohen nga MASHT.

Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit dhe homologu i saj nga VP do të marrin pjesë aktivisht në planifikimin e orareve dhe aktiviteteve të EASh-ve përmes certifikatave të detajuara të misioneve përfshirë programet e punës.