Ministri Dr. Arsim Bajrami ka hapur takimin e Grupit Punues të Binjakëzimit, të mbajtur më 23 Qershor 2015 në Villa Gërmia në Prishtinë. Gjatë fjalimit të tij ai përmendi vendimin, që gjatë viteve 2016-2021 kurrikula e re do të implementohet hap pas hapi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Gjatë javëve në vazhdim do të përgatis Grupi Punues i Binjakëzimit një udhërrëfyes, i cili është i nevojshëm për implementimin e KKK-së. Ne synojmë që këtë udhërrëfyes ta kemi gati deri në fund të shtatorit.

Trajnimi në udhëheqje për grupin e punës së binjakëzimit u mbajt më 14 dhe 15 maj në Prishtinë. Kësaj here trajnimi ishte trajnim dy ditor, i cili do të vazhdojë me pjesën tjetër në fund të muajit qershor. Ky sesion ishte i pari në vitin 2015. Në vitin 2014 grupi kishte pasur tri takime. Grupi punues i binjakëzimit do të ketë gjithsejtë tetë herë nga dy ditë trajnim gjatë viteve 2015-2016. Grupi përbëhet nga rreth 30 anëtarë të cilët janë kryesisht nga MASHT-i, por ka edhe disa përfaqësues nga IPK, Fakulteti i Edukimit, Banka Botërore, Zyra e BE-së, Sindikata e mësimdhënësve, KEC, BEP, GIZ, dhe Këshilli i prindërve dhe DKA e Prishtinës. Detyra e organizatës së anëtarëve të grupit punues të binjakëzimit është që të mbështesin zbatimin e kurrikulës së re, së paku në një mënyrë. GP ka një rol këshillues. Trajnimet u mbajtën nga EASh Z. Markku Lepojärvi dhe EASh Z. Martinez.

Në shoqërinë e sotme është aftësia për të përdorur teknologjinë e informimit dhe komunikimit një shkathtësi e nevojshme. Dixhitalizimi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, duke përfshirë mësimdhënien dhe mësimnxënien. Zhvillimi i përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie është gjithashtu një prej elementeve kyçe të Projektit të Binjakëzimit ”Learning Together” (të mësojmë së bashku) nga BE-ja. Shkollat janë pajisur me pajisje dhe programe të teknologjisë së informimit dhe komunikimit, si dhe mësimdhënësit po mësojnë metoda të reja mësimore. Sidoqoftë, sfida e dixhitalizimit nuk mund të tejkalohet vetëm me adaptimin e kurrikulave dhe metodave mësimore. Neve na nevojiten aftësi për të menduar dhe vepruar ndryshe.

Dita e dytë e trajnimeve të mësimdhënësve në arsimin gjithëpërfshirës është duke u realizuar në shtatë regjionet e Kosovës. Pjesëmarrësit të cilët janë duke marrë pjesë në trajnime janë mësimdhënës apo përfaqësues të DKA-ve nga të gjitha shtatë regjionet. EASH Znj. Marja Matero është duke i udhëhequr trajnimet. Këtë herë edhe praktikantja jonë Helga Himberg nga Finlanda mori pjesë në një prej ditëve të trajnimit në Prizren më 23 prill.

Gjysma e Trajnimeve te binjakëzimit për mësimdhënës janë realizuar për dy lëndë prej gjithsejtë katër, dhe të tjerat planifikohet të fillojnë së shpejti. Disa trajnime për Matematikë dhe Gjuhë & Komunikim kanë përfunduar Ditën 2 të trajnimit. Pjesa tjetër ka gjasë të madhe të fillojë në muajin Maj. Shkollat pjesëmarrëse janë shkollat pilote të binjakëzimit të BE-së. Përveç trajnimit për mësimdhënës dhe mbështetjes së KKK-së, projekti do të sigurojë për këto shkolla pajisje të reja TIK-ut, materiale studimi dhe furnizime të tjera shkollorë. Trajnimi për mësimdhënës në lëndën e Matematikës, dita 2 u mbajt në Mitrovicë më 1 Prill, ku mori pjesë edhe praktikantja jonë Znjsh. Erza Kelmendi.
Dita 2 filloi me një përsëritje të materialit që u ishte dhënë mësimdhënësve në Ditën 1. EASH Z. Hannu Tuominen, prezantoi një pako mjetesh të cilat ishin prezantuar në Ditën 1, dhe kërkoi nga mësimdhënësit që nëse ata kanë nevojë të shikojnë pakot e materialeve dhe të marrin ndonjë ide. Përveç kësaj, nga mësimdhënësit u kërkuan edhe detyrat e shtëpisë që ata i morën në Ditën 1. EASH-të kanë përdorur lloje të ndryshme të metodave të mësimdhënies në trajnimin e tyre. Qëllimi i kësaj ishte që mësimdhënësit të mund të përdorin këto metoda në mësimdhënien e tyre.